Shefi i deputetëve të VV-së, Rexhep Selimi flet për kërkesën e Kurtit që Thaçi të dorëzohej në Hagë

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, është ftuar në emisionin e sontëm të Rubikonit. Ai u pyet edhe në lidhje me aktakuzat potenciale nga Specialja për z.Thaçi e z.Veseli.

Ish 10-shi deklaroi se uronte që këto aktakuza të hidheshin poshtë, pas së cilës moderatori Kelmendi ia tërhoqi vërejtjen se kjo binte ndesh me letrën e kryetarit të partisë së tij, Kurtit, që i thoshte presidentit “Shko Hashim”, përcjell Periskopi. “As Kurti e as unë nuk duam ta shohim UÇK-në në bankën e të akuzuarve. Ka drejtësia punë boll këtu.” – tha ai.

“Për UÇK-në s’ka pse gjykohet askush, e për gjëra tjera duhej të vepronte edhe më moti.” – shtoi më tej Selimi. Ai theksoi se nuk ka dëgjuar asnjë aktivist apo zyrtar të VV-së që i bënte thirrje Speciales për arrestimin e Thaçit dhe Veselit. /Periskopi