Shenjat kryesore që tregojnë se mund të keni diabet

-

Diabeti është një gjendje shëndetësore kronike, që ndikon në mënyrën se si trupi juaj e kthen ushqimin në energji.

Ekzistojnë tre lloje kryesore të diabetit, ai i tipit 1, i tipit 2 dhe diabeti gestacional (diabeti gjatë shtatzënisë).

Më poshtë janë simptomat më të zakonshme që tregojnë se keni diabet.

Por para se të dilni në përfundime, kontaktoni mjekun tuaj për të vërtetuar nëse keni apo jo diabet.

Jeni shumë të etur dhe urinoni shpesh
Etja e tepërt dhe urinimi i shtuar janë shenja dhe simptoma të zakonshme të diabetit.

Kur keni diabet, glukoza grumbullohet në gjak. Prandaj veshkat janë të detyruara të punojnë më tepër për të filtruar dhe thithur glukozën e tepërt, shkruan Agroweb.

Humbje e pashpjegueshme e peshës
Insulina është një hormon që lejon trupin tuaj të përdorë glukozën (sheqerin) për energji.

Nëse keni diabet të tipit 2, trupi juaj nuk përdor insulinë në mënyrë efektive dhe nuk mund të transportojë glukozën në qeliza.

Jeni shumë i uritur

Kur nivelet e glukozës në gjak qëndrojnë të larta (hiperglicemia), glukoza nuk mund të hyjë në qeliza, për shkak të mungesës së insulinës ose rezistencës ndaj insulinës.
Kështu që trupi nuk mund ta shndërrojë ushqimin që hani në energji dhe kjo mungesë energjie shkakton rritje të urisë.

Keni probleme me shikimin

Nëse nuk kapet herët ose menaxhohet siç duhet, diabeti mund të dëmtojë enët e vogla të gjakut në retinë. Kjo gjendje, e quajtur retinopati, mund të rezultojë në verbëri.

Ndjeni miprje në duar ose këmbë

Neuropatia diabetike, dëmton nervat në këmbët dhe këmbët tuaja.

Në varësi të nervave të prekur, simptomat e neuropatisë diabetike mund të fillojnë me dhimbje dhe mpirje në duar dhe këmbë.

Ndiheni shumë të lodhur

Mund të ketë shumë arsye pse ndiheni të lodhur, por gjithashtu mund të jetë edhe si pasojë e niveleve të larta ose shumë të ulëta të glukozës në gjak.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit