Sherifi: Deklarimet e Kurtit janë një kurth në të cilin do të bie ai që i ka ngritur

Sekretari i përgjithshëm i Nisma Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka reaguar ndaj deklarimeve të kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, se “dikush është për konflikte e gjakderdhje në terren për t’u rikthyer te shkëmbimi e ndarja e Kosovës”, duke thënë kjo ka befasuar të gjithë ata që kanë përcjellë ndryshimin politik të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai në një status në Facebook përkujton se gjatë kohës sa ishte në opozitë, Kurti ka kritikuar qeveritë për mos përdorim të mjeteve të nevojshme për të futur nën kontroll komunat veriore, madje ishte i zëshëm që për këtë çështje as që duhet të bëhet dialog, pasi kjo ndërlidhet me sovranitetin e shtetit të Kosovës.

“Tani, të gjithë atyre që e kritikojnë për mungesën e strategjisë që të përfshihen të gjithë qytetarët e Kosovës në masat parandaluese nga pandemia e COVID-19, ai u drejtohet me akuze se gjo ja kërkuakan “gjakderdhje për ta ndarë Kosovën”.

Përveç asaj që janë të pa pranueshme, akuzat e tilla nxjerrin në shesh atë çka ka menduar Albin Kurti kur ishte në opozitë: sa herë kërkonte të dëshmohej sovraniteti në tërë territorin e Kosovës, ai paska pasur ndërmend “konflikte e gjakderdhje në terren, që për pasojë do të kishte ndarjen e Kosovës”. Mirëpo, në kohën e rrezikut të jetëve të qytetarëve të Kosovës pa dallime etnike, vetëm një gjë është e saktë: askush nuk duhet të bie në provokime të tilla. Ato janë kurthi që do të bie ai që vetë i ka ngritur”, shkruan Sherifi.