Shifra marramendese e nxenesve ne Kosove qe nuk e kuptojne cfare lexojne

-

Rezultatet e PISA-s për vitin 2022 ishin zhgënjyese për Kosovën, pasi kjo organizatë e renditi në vendin e 76 nga 80 shtete pjesëmarrëse.

Ministrja e arsimit Arbërie Nagavci, u arsyetua për rezultatet e dobëta, duke përmendur situatën pas pandemisë.

“Rezultatet të cilat janë bërë publike kanë qenë të pritshme, duke marrë parasysh që e kemi pasur një situatë pas pandemisë, ku mësimi është zhvilluar me probleme. Kjo ka qenë e pritshme. Këtu e shtojmë që pandemia ka sjell sfida të tjera të mësimdhënësit e nxënësit për shkak të mungesës së kushteve. Këtu e shtojmë edhe ndërrimin e qeverisjeve. Por ne e kemi pasur fokus në zhvillimin e politikave për përmirësimin e cilësisë në arsim”

Në anën tjetër, drejtori i organizatës për rritje të cilësisë në arsim, Rron Gjinovci vlerëson se rezultati i testit PISA, tregon për vazhdimësi të shkatërrimit të sistemit arsimor.

“…pas ardhjes së qeverisë Kurti, kemi pasë shpresë që të paktën të ngelim aty ku kemi qenë por situata është përkeqësu, është rritë analfabetizmi funksional dhe jemi tu performu shumë ma keq se sa vendet që mundemi me i konkurru,,, testi PISA u bë në shumë vende në të njejtën periudhë kohore dhe pandemi ka pasqë në krejt botën dhe rezultati kallxon se tu pasë pandemi me e pa se si kanë performu shtetet, edhe është ditë që ka me pasë ramje në krejt botën por te na është rritë numri i nxënësve që kanë performu dobët e në vende të tjera nxënësit që kanë performu mirë kanë dalë pak ma dobët”, tha Gjinovci për Rtv21.

Për rezultatet e dobëta në testin PISA, kryetari i sindikatës së arsimit, Rrahman Jashari, edhe në këtë rast ju del në mbrojtje kolegëve të tij, dukle fajsëuar institucionet se nuk kanë investuar sa duhet për kushte dhe mjete më të avancuara të punës.

“…Shteti po i sfidon me kushte të rënda të punës mësimdhënësit sepse kolegët e mije po bëjnë garë me mjete të shekullit të kaluar me shkumës e me shpuza, qeveria Kurti do të duhej të ju ndihmoj mësimdhënësve me inspektor dhe të krijoj kushte të reja nëpër shkolla me llap top dhe teknologji që të ju ngjajë vendeve të avancuara ne i pamë problemet me libra, mezi arritëm të nisim vitin shkollor andaj kështu nuk arrijmë atje ku po dëshirojmë”, tha Jashari

Marrë parasysh rezultatin e keq të Kosovës në testin PISA, edhe në vitin 2018, ish zëvendësministri i arsimit, Nehat Mustafa, vlerëson se institucionet nuk e kanë prioritet arsimin.

“…pas publikimit të rezultateve të PISA-s, shtetet të cilat vërtetë e kanë arsimin prioritet formojnë grupe kombëtare të emergjencës në fushën e arsimit në mënyrë që të mobilizojnë rezultatet, ndërsa tek ne nuk kemi parë asnjë mobilizim nga ministria e arsimit për këtë çështje kjo tregon se në çfarë niveli jemi, andaj une mendoj që duhet të rishikohen metodat e vlerësimit dhe të mblidhen të gjitha mangësitë e të bëhet një plan strategjik se si të përfarojmë më mirë”, tha Mustafa.

Sipas rezultateve të testit PISA, 83% të nxënësve kosovarë nuk e kuptojnë atë që e lexojnë ndërsa në matematikë qëndrojnë edhe më keq. Përveç kësaj PISA e ka vlerësuar Kosovën si një ndër vendet që ka rrezik në shkolla, mungesë të pajisjeve teknologjike dhe varfëri të shtuar tek nxënësit.

spot_img

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit