Shifrat e kryeministrit Kurti për të treguar se “rryma nuk u shtrenjtua”

-

Të mërkurën, kryeministri ia dha vetes një detyrë të re. Nga ulësja e tij në qeveri Albin Kurti ai provoi t’i bind qytetarët se rryma nuk u shtrenjtua shumë. Në tre minuta e gjysmë ai luajti rolin e një informatori për publiku.

Madje, hyri deri në detaje me krahasime, përqindje, shifra e kilovatë. Kurti tha se për shpenzimet deri në 800 kilovatë, nuk ka asnjë cent shtrenjtim. E sipas tij, dallimi është minimal edhe kur hipet në 850 kilovatë, me raport 60:40 të tarifës së lartë me të ulëtën.

“Nga 49.67 euro në 52.19 euro. Pra, një rritje prej rreth 5%, apo rreth 2 euro e gjysmë më shumë në muaj”, u shpreh Kurti, njofton Klan Kosova.

Më pas ai tregon sa do t’u vijë fatura atyre që shpenzojnë 1 mijë kilovatë.

“Nga 58.10 euro në 68.18 euro. Pra, 10 euro më shumë në muaj”, shtoi ai.

Më shtrenjtë e kanë ata që harxhojnë 1 mijë e 200 kilovatë.

“Nga 69.35 euro në 89.51 euro. Një rritje prej rreth 29% apo rreth 20 euro”, tha Kurti.

Shefi i qeverisë tha se falë subvencionimit të qeverisë, 70.4 % të familjeve nuk do të preken nga rritja e çmimeve të energjisë elektrike ose do të preken minimalisht”.

Ai bëri me dije se qeveria, deri tashti, ndau 120 milionë euro për zbutjen e krizës energjetike

 

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit