SHIFRAT, MESSI “MBRETI” I 10 VITEVE TË FUNDIT, CR7 VEÇ NJË HERË NË FRON

Leo Messi nuk ka rivalë në 10 vitet e fundit kur flitet për golat dhe asistet brenda një viti.

Vetëm në tre raste ka ndodhur që ndonjë lojtarë të thyejë dominimin e argjentinasit, i cili rekordin e ka vendosur në vitin 2012, me 104 gola e asiste së bashku.

Viti 2020 ishte i Robert Lewandoskit me 65 gola+asiste, ndërkohë që tre vitet e fundit sulmuesi i Barcelonës kishte qenë në fron. Më mirë në vitin 2016 kishte bërë Luis Suarez, me 81 gola+asiste, kurse në vitin 2014 “mbreti” ishte Cristiano Ronaldo me 68 gola+asiste.

Dominimi i Messit kishte nisur që në vitin 2009, teksa argjentinasi deri në vitin 2013 shënonte e asistonte më shumë se çdo futbollist tjetër në top5 kampionatet e Europës.