Shkon në dyqan për të blerë pulë, fiton lotari 100 mijë dollarë

-

Një burrë nga Maryland, gruaja e të cilit e dërgoi në dyqan për të blerë pulë, u kthye në shtëpi me një biletë lotarie me vlerë prej 100 mijë dollarësh.

Burri 52-vjeçar tha se teksa ishte në dyqan, u ndal në makinën shitëse të lotarisë për të blerë bileta Mega Millions në vlerë 10 dollarëshe dhe një biletë gërvishtëse me të njëjtën kosto.

Pasi e gërvishti biletën, ai tha se fillimisht e kishte lexuar gabimisht rezultatin.

“Mendova, të paktën fitova 10 dollarë dhe se kështu do t’i rikthej paratë që i harxhova” kujton ai.

Pas kësaj ai shpejt e kuptoi se çmimi në të vërtetë ishte 100 mijë dollarë.

“Lëshoi ​​një varg fjalësh që fëmijët tanë nuk janë mësuar t’i dëgjojnë,” tha gruaja e burrit. “Ata menduan se ai ishte i nervozuar”.

Çifti tha se planet e tyre me këto para përfshijnë një pushim familjar, shlyerjen e borxhit, rregullimin e shtëpisë dhe ndoshta blerjen e një televizori të ri.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit