SHOKUESE: Publikohet biseda e plotë mes Naimit dhe personit që e pagoi

-

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Si të dyshuar për rastin, janë arrestuar tre të dyshuar për organizimin e vrasjes së saj, ndër ta edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli. Bashkëshorti i Liridona Ademajt, i dyshuar si organizator i vrasjes, vrasësi Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, pjesëtar i FSK-së dolën dje në para Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila vendosi nga një muaj paraburgim për secilin prej tyre shkruan telalli. Sipas mediave kosovare, pak orë para se të vritej Liridona,

Naim Murseli ishte takuar me të dyshuarin Kushtrim Kokalla duke i thënë “sot duhet të kryhet kjo punë”, duke iu referuar vrasjes së gruas së tij. Ky takim ka ndodhur në një qendër në Gjakovë në ora 9:30 minuta në mëngjes më 29 nëntor. Takimi në fjalë, ka ndodhur para një takimi rreth një javë para natës së vrasjes, ku Murseli i kishte treguar Kokallës lidhur me problemet bashkëshortore që është duke pasur me të ndjerën shkruan telalli

Më pas Kokalla, Naim Murseli së bashku me Granit Plavën ishin takuar, ku Plava i kishte treguar të dyshuarve se do të kryej çdo gjë. Naim Murseli kishte siguruar armën dhe e kishte pajisur më armë vrasësin dhe kanë inskenuar një grabitje. Gjatë grabitjes së inskenuar, Naim Murseli me fëmijë ka dalë nga makina dhe është larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa Liridona Murseli nuk kishte arritur të dalë, pasi dyshohet se ishte qëlluar në pjesën e qafës më një plumb, duke mbetur e vdekur në vend shkruan telalli

Liridona Ademaj u varros para dy ditëve në Cërmjan të Gjakovës, teksa tashmë do të rivarroset sot në fshatin e saj, në Rracaj të Gjakovës, pasi familjarëve të saj u është aprovuar kërkesa nga prokuroria për rivarrimin e saj shkruan telalli

spot_img

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit