“Shtrenjtimi i rrymës në kohën më të papërshtatshme, pagat në Kosovë…

-

Kryetari i Këshillit Drejtues të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës Ali Gashi, tha se rritje e çmimit të energjisë elektrike po bëhet në kohën më të papërshtatshme, transmeton Gazeta Metro.

Gashi tha se me rritjen e çmimit të produkteve tjera esenciale pagat që janë në Kosovë nuk e mbulon as gjysmën e muajit.

“Ne e bashkëndjejmë dhe konsiderojmë që kjo rritje e çmimit bëhet në kohën më të papërshtatshme për qytetarin. Krahas kësaj rritje kemi edhe rritje enorme të çmimeve. E kemi rritjen e çmimeve të derivateve, e kemi rritjen e çmimeve esenciale. Po u fute tani në markete e sheh që janë të tmerrshme çmimet e produkteve esenciale, mos të flasim të produkte të tjera. Prandaj kur mblidhen krejt këto i bie që paga që është në Kosovë duke i futur edhe shërbimet e tjera të mos mund të mbulojë as gjysmën e muajit”, tha ai në Klan.

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë-së ka aprovuar rritjen e çmimit të rrymës për konsumatorët që tejkalojnë konsumin mbi 800 kilovat.

Ata që shpenzojnë rrymë më shumë se 800 kilovat, tarifa për ta do të jetë 12 cent më e larta dhe 6 cent më e lira.

 

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit