Shtrenjtimi i rrymës nuk vlen për veriun

-

Nuk e di nëse ia vlen të diskutohet fare”, thotë Ymer Fejzullahu, pas iu kërkua të komentojë faktin se veriu i Kosovës, i banuar me shumicë serbe, nuk paguan rrymën e shpenzuar tash e dy dekada.

Fejzullahu është kryetar i Bordit Drejtues të Zyrës së Rregullatorit për Energji të Kosovës dhe aktualisht është në pozitën e atij që shpjegon arsyet se përse çmimi i energjisë elektrike është duke u rritur gjithandej, përveç në katër komunat në veri të Lumit Ibër.

“Ky është problem politik tash e njëzet vjet dhe Zyra e Rregullatorit për Energji nuk mund ta zgjidhë. Ne do të donim që ky proces të zgjidhej sot, por kjo çështje është diskutuar prej vitesh në nivel të dialogut [për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi] në Bruksel dhe shpresojmë që të zgjidhet së shpejti”, thotë Fejzullahu.

 

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit