Si u paguan pensionet e ndihmat sociale këtë muaj!

-

Qeveria e Kosovës do të kryejë pagesat e skemave sociale dhe pensionale për muajin nëntor me paratë që kanë qenë të dedikuara për realizimin e disa projekteve. Për të kryer këto pagesa, janë marrë edhe mjetet që janë ndarë për ndërtimin e digave që kishte premtuar kryeministri Albin Kurti, si dhe ato për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës.

Qeveria e Kosovës ka mbajtur dje një mbledhje, ku ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Financave dhe Transfereve për kursime dhe ndarje në shumë mbi 19 milionë euro.

Këto mjete janë kursyer nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ministria e Punëve të Brendshme, si dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. burimin nga Kontabilisti

“Aprovohet kërkesa e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje, sipas tabelave të bashkangjitura në aneksin A (Kursimet) dhe në aneksin B (Ndarjet), me qëllim që të mundësohet rregullimi i pagesave të skemave sociale dhe pensionale për muajin nëntor 2022”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

Aty janë dhënë detaje edhe prej cilave projekte janë marrë këto para. Mbi 16 milionë euro që kanë qenë të planifikuara për shërbime të punësimit, janë kursyer nga Ministria e Financave dhe janë ndarë për këto skema.

Për këto pagesa, janë marrë para edhe nga projekti për ndërtimin e digave. Gati 335 mijë euro që kanë qenë të parapara për këtë punë, tash do të shkojnë për pagesa të skemave sociale dhe pensionale.

Ndërtimi i këtyre digave ka qenë premtim i kryeministrit Albin Kurti. Për ndërtimin e tyre, Kurti kishte folur në fund të dhjetorit të vitit të kaluar.

Madje, ishte thënë se ndërtimi i tyre do të fillonte gjatë këtij mandati qeverisës.

“Të vetëdijshëm për rezervat e ulëta ujore në vend të cilat nuk kalojnë shifrën prej 500 milionë metra kube ujë, kryeministri Kurti ritheksoi synimin e Qeverisë për të rritur këto kapacitete duke ndërtuar dy diga të reja brenda këtij mandati, gjatë të cilit synohet edhe përfundimi i ndërtimit të impianteve në shtatë qendrat e mëdha të Kosovës”, njoftonte atëherë Zyra e Kryeministrit.

Për këto skema, janë marrë edhe 50 mijë euro që kanë qenë të planifikuara për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës.

Ky projekt është pezulluar në shkurt të këtij viti. Njoftimin e kishin dhënë Bashkimi Evropian dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Ky vendim kishte ardhur pas kundërshtimeve për restaurimin e shtëpisë së Devës, figura e të cilit është lidhur me krimet që kryen nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Ne jemi në kontakt me të gjitha palët e përfshira dhe rivlerësojmë rolin dhe kontributin tonë, duke përfshirë edhe mundësinë për të përdorur situatën aktuale si mundësi që të adresohet hapur e kaluara përmes diskutimeve dhe konsultimeve me të gjitha komunitetet e rëndësishme”, thuhej në një njoftim të përbashkët të BE-së dhe UNDP-së.

Sipas vendimit të Qeverisë, mbi 14 milionë euro nga këto projekte do të shkojnë për pensionet bazike sociale, mbi 2 milionë për pensionet e personave me aftësi të kufizuara, mbi 2 milionë tjera për ndihma sociale, gatu 43 mijë euro për shërbime sociale, rreth 210 mijë euro për pensionet e pjesëtarëve të FSK’së dhe rreth 133 mijë  për kompenzim për personat e verbër./Express/

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE