Sindikata e Sektorit Privat: Ngritja e çmimit të rrymës do të jetë stimulues për shumë ta lëshojnë vendin

-

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka folur në lidhje me rritjen e çmimit të energjisë, duke thënë se kjo do të rëndojë akoma më shumë gjendjen e tyre.

Azemi thotë se kjo do të ketë pasoja, pasi sipas tij, jo nga dëshira por nga gjendja në të cilën ndodhen, njofton Klankosova.tv.

“Punëtorët e sektorit privat edhe më herët kanë qenë në një pozitë shumë të mjerueshme dhe kjo në njëfarë forme e ka arritur kulminacionin, për të cilin themi se është një vendim që normalisht që do të ketë pasoja, pasi që jo nga dëshira por nga imponimet e punëtorëve të sektorit privat të Kosovës, nëse marrim një shifër të pagave, e cila është te punëtorët e sektorit privat, që është 326 euro, dhe nëse me këto ngritje të çmimeve, tashmë 50 përqind të asaj page që merr një punëtor, rreth 50 përqind do të shkojnë vetëm për rrymë dhe duke harruar ato që njeriu ka edhe shumë obligime ndaj familjes, shpeshherë vjen te një vendim, për të cilin ndoshta këta punëtorët e sektorit privat pa dashje do të bëhen të padëgjueshëm dhe sigurisht do të krijohen probleme jashtëzakonisht shumë të mëdha”, u shpreh Azemi.

Azemi tutje thotë që pas rritjes së energjisë elektrike, do të ketë edhe ngritje të çmimit të bukës dhe në sektorë të tjerë.

“Pjesa dërrmuese e punëtorëve vetë fakti që kemi mbi 100 mijë kërkesa për jashtë vendit dhe kjo ngritje e rrymës do të jetë stimulues që ta lëshojnë vendin pasi që nuk e lëshojnë prej dëshirës, por iu imponohet situata. Një punëtor duhet ta mbajë familjen me asistencë sociale dhe kjo po ju pamundësohet, andaj edhe kjo është një shtyrje sa më shpejt njerëzit të cilët kanë krijuar kushtet për të ikur jashtë”, shtoi ai.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit