Situata në Veri, Policia me orar 12 orësh për t’u përballë me situatën

-

Gjendja në veri të vendit ka tensionuar situatën dhe ka mobilizuar Policinë e Kosovës me zhvillime të reja lidhur me ngjarjen që ndodhi sot gjatë ditës në Mitrovicën e Veriut, raporton GSinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se për shkak të situatës së agravuar në veri, Policisë së Kosovës i është zgjatur orari i punës në 12 orë.

Policia e Kosovës menjëherë pas informatës lidhur me rastin ka marrë masa duke u nisur për në veri, ndërsa ka informuar se ka pasur edhe incidente, ku kanë mbetur të lënduar disa persona dhe janë shkaktuar dëme materiale.

Sinjali do t’ju mbajë të informuar lidhur me detaje të reja.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit