Eurodeputetja franceze, Dominique Bilde ka dërguar në Parlamentin Europian, një projekt-rezolutë për pozitën e serbëve në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.
Ky veprim i saj, siç thotë ajo vjen pas refuzimit të mbajtjes së referendumit serb në Kosovë.
Madje ajo ka shprehur një qëndrim skandaloz në Twitter duke thënë se fati i serbëve të Kosovës po “përkeqësohet dita-ditës”.
Ajo shtoi se projekt-rezoluta përmban zgjidhje edhe për manastiret serbe që janë nën mbrojtjen e UNESCO-s.
Në draft-rezolutën e dorëzuar nga PE më 27 janar, ajo thekson se e propozon atë dokument duke marrë parasysh marrëveshjen ndërmjet Serbisë dhe Kosovës të 19 prillit 2013 për Asociacionin si dhe Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Kosovën e 27 tetorit 2015.
Sipas saj Rezoluta e Kuvendit të Kosovës e miratuar më 15 janar kundër referendumit është në kundërshtim me mendimin e përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Joseph Borrell.
“Përfaqësuesi i Lartë inkurajohet të kërkojë krijimin e një Unioni të Komunave me shumicë serbe, të parashikuar në marrëveshjen e 19 prillit 2013, dhe të shqyrtojë një hetim për faktet e mësipërme”, tha Bilde, anëtare e partisë së Le Pen.