“S’ke punë ta ngacmosh”, Andi i ri ‘mollë sherri’ mes Teas dhe Andit të parë

Andi i ri sërish flet për Tean.

Puntanta e sotme në ‘Përputhen’ filloi me një debat të ‘nxehtë’ mes Andit të parë dhe Andit të ri, shkruan lajmi.net.

Andi i ri në një sondazh doli si djali më i preferuar nga publiku, me këtë rast ai kishte disa fjalë, ku edhe filloi debati me Andin e parë.

Andi i ri edhe një herë që në rast se Tea shpreh ndonjë pakënaqësi me Andin tjetër, ai do të jetë i gatshëm ta bëjë për vete atë.

Fillimisht, konkurrenti i ri tha se publiku e ka pritur mirë, përveç fansave të Andit dhe Teas, ngase thotë se menduan që ndërhyri mes tyre.

Me këtë rast, Andi i replikoi “U përpoqe, jo që ke ndërhy”.

E menjëhershme ishte përgjigja e Andit nga Kosova, i cili thotë Kam tentu, pa ndonjë të keqe. Përderisa këta janë ekskluziv për njëri-tjetirn, nëse Tea ndjen ndonjë pakënaqësi prej tij, e shpreh dhe mundet me ndryshu çdo gjë”.

Më pastaj, Andi i parë i thotë se nuk mund ta ngacmojë dikë që pretendon ta ketë në krah, kurse ai ia kthen se vetëm e ka shprehur pëlqimin për Tean.

“S’mund të ngacmosh dikë që unë e kam në zemër”, ishin fjalët e Andit të parë. /Lajmi.net/

VIDEO KETU