Statistika, analizë dhe parashikim: Anglia – Kosova

Sot, të gjithë sytë e futbolldashësve do të shikojnë kah Britania e Madhe. Kosova do të mundohet të vazhdojë serinë pa humbje gjersa anglezët janë favoritë në takimin për kualifikueset e evropianit të vitit 2020, por “Dardanët” kanë dëshmuar se nuk ka favorit kundër tyre.-Vendi: Southampton, St Mary’s-Koha: 10 Shtator (e marte), 20:45-Lajmet rreth ekipeve

Anglia-Aaron Wan-Bissaka dhe Jesse Lingard janë dy lojtarët e Anglisë që nuk do të luajnë shkaku i lëndimeve, por Gareth Southgate nuk ka shqetësime të tjera.Trajneri i “Tre Luanëve” mund të zgjedhë për të freskuar skuadrën për takimin e së martës me Kosovën.Jadon Sancho, Alex Oxlade-Chamberlain dhe Trent Alexander-Arnold mund të startojnë para Marcus Rashfordit, Ross Barkleyt dhe Kieran Trippierit.

Kosova-Kosova do të vazhdojë mos të ketë në dispozicion pesë futbollistë të formacionit startues, por kjo nuk ka ndikuar në skuadër duke dëshmuar edhe në fitoren 2-1 kundër Republikës së Çekisë.Benjamin Kololli, Hekuran Kryeziu, Herolind Shala, Milot Rashica dhe Arbër Zeneli janë lojtarët që nuk do t’i shohim në ballafaqim me anglezët.Bernard Challandes pritet që të bëjë ndryshime edhe sa i përket formacionit bazë, ku do të ketë ndryshime pas takimit me çekët.Zvicerani pritet që edhe në strategji paksa të ndryshojë pas paraqitjeve fantastike të kombëtares së Anglisë.

A e dini se…?Anglia ka fituar 14 nga 17 ndeshjet e tyre të fundit (Kampionati Evropian).-Anglia ka shënuar të paktën katër gola në tri ndeshjet e tyre të fundit (Kampionati Evropian).-Anglia ka fituar në dy pjesët e takimit në tri ndeshjet e tyre të fundit (Kampionati Evropian).Anglia ka shënuar mbi dy gola në katër ndeshjet e fundit të Anglisë (Kampionati Evropian).

Kosova ka shënuar gol të paktën një gol në katër ndeshjet e para (Kampionati Evropian).Kosova ka pranuar të paktën një gol në katër ndeshjet e para (Kampionati Evropian).Të paktën dy gola janë shënuar në katër ndeshjet e fundit të Kosovës (Kampionati Evropian).Kosova është e pamposhtur në 15 ndeshjet e fundit në të gjitha garat që njihen prej FIFA-s.

Analizë-Anglia ka shënuar tri fitore në po aq ndeshje të kualifikimeve për Euro 2020. Anglezët deri më tani kanë realizuar 14 gola dhe ka pranuar vetëm një duke u renditur i pari në Grupin A.-Kosova është konkurrentët e tyre më e afërt duke zë pozitën e dytë në saje të tetë pikëve, megjithëse kanë luajtur një lojë më shumë. Ata janë të pamposhtur në kualifikime dhe do t’i japin Anglisë një provë të ashpër në St Mary’s.Sidoqoftë, ndërsa Kosova do të bëjë më shumë rezistencë ndaj disa kundërshtarëve të tyre në Grupin A, “Tre Luanët” kanë cilësi më të madhe se “Dardanët”. Parashikimi: Anglia 2-2 Kosova