Tarifat e reja të rrymës do të llogariten nga 9 shkurti e jo nga 1 Marsi

-

Zëdhënësi i ZRrE-së, Petrit Pepaj, ka konfirmuar se tarifat e reja të rrymës do të llogariten nga data 9 shkurt 2022 kur edhe vendimi ka hyrë në fuqi nga bordi i ZRrE-së dhe jo nga 1 marsi 2022 ashtu siç u ka propozuar kompania për furnizim KESCO.

“Vendimi per tarifa ka hyrë në fuqi me datë 9 shkurt 2022, dhe nga kjo datë ky vendim është i zbatueshëm”, tha Pepaj në një përgjigje për Express.

Të shtunën, KESCO i ka propozuar Zyrës së Rregullatorit për Energji që aplikimi i tarifave të reja të fillojë nga muaji mars.

Por ZRrE-ja s’e ka marrë parasysh propozimin e KEDS-it dhe tarifat e reja me rritje të çmimit të rrymës për qytetarët do të aplikohen nga data 9 shkurt 2022 kur edhe ka hyrë në fuqi vendimi nga ana e ZRrE-së.

Ndryshe, tarifat e reja kanë hyrë në fuqi më 9 shkurt dhe do të apikohen deri më 31 mars 2023. Me miratimin e këtyre tarifave, shtrenjtim të energjisë do të kenë konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kWh energji elektrike.

Shqyrtim të tarifave do të ketë edhe në fund të këtij viti. Nga ZRRE e kanë konfirmuar se nga mesi i dhjetorit do të bëhet shqyrtimi i rregullt i tarifave.

ZRrE-ja nuk e ka publikuar ende vendimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Previous article
Shqetësimet për një pushtim të afërt rus të Ukrainës po tronditin tregun e produkteve bujqësore si gruri në një kohë kur çmimet globale të ushqimeve janë tashmë afër niveleve të larta të 10 viteve të fundit, transmeton Gazeta Metro. Rusia është ndër eksportuesit kryesor në botë i grurit. Ukraina është gjithashtu një eksportues i rëndësishëm i grurit dhe misrit. Ndërhyrja në dërgesat e grurit ose misrit nga Rusia dhe Ukraina mund të përkeqësojë inflacionin e ushqimit, veçanërisht në pjesët e botës që varen prej tyre për furnizime. Çmimet globale të ushqimeve u rritën deri në 28% në vitin 2021, sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë, pritet të vazhdojnë të rriten këtë vit për shkak të problemeve të vazhdueshme të zinxhirit të furnizimit. Një kombinim i çmimeve të larta të ushqimit dhe energjisë do të theksojë një krizë të kostos së jetesës, dhe do të rrisë potencialin për trazira civile në shumë vende, veçanërisht në Afrikë dhe Lindjen e Mesme, transmeton Gazeta Metro. Edhe sanksionet ndaj Rusisë gjithashtu mund të çrregullojnë tregjet. Skenarët e mundshëm Shqetësimi kryesor midis investitorëve dhe analistëve të tregut është se Rusia mund të bllokojë portet e Ukrainës në Detin e Zi për të ushtruar presion mbi këtë vend. Rusia dhe Ukraina ende duhet të dërgojnë rreth 15 milionë tonë grurë nga korrjet e tyre të fundit. “Ne po shohim Rusinë të bëjë lëvizje me marinën e saj dhe mendoj se kjo mund të jetë një shqetësim për flukset e mallrave,” tha Michael Magdovitz, një analist i lartë i mallrave në Rabobank. Shqetësimi më i madh është se fermerët në Ukrainë mund të mos jenë në gjendje të marrin dërgesat e produkteve të nevojshme si plehrat përpara sezonit të ardhshëm të mbjelljes. Një nga rezultatet më shkatërruese për tregjet e grurit do të ishte nëse vendet perëndimore vendosin të vendosin një embargo ndaj eksporteve ruse të grurit. Rusia ka afërsisht 20% të tregtisë globale të grurit. Blerësit kryesorë janë Turqia dhe Egjipti. “Sanksionet kundër institucioneve financiare (dhe ndoshta edhe ndërprerja e Rusisë nga sistemi SËIFT) mund ta bëjnë tregtinë më të vështirë,” thanë analistët ndërkombtarë muajin e kaluar. Pushtimi eventual, sanksionet ose ndërprerjet në rrjedhën e grurit mund të shtyjnë çmimet deri në 11 dollarë për buhel, më e larta që nga viti 2008. Gruri aktualisht po tregtohet afër 7,93 dollarë për buhel. Misri Aktualisht tregtohet me rreth 6,47 dollarë për buhel por mund të arrijë 8 dollarë për buhel. Buhel është njësia matëse për prodhimet bujqësore.
Next article

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE