Të gjithë sytë drejt Melindës në pushimet në jug

Sezoni veror nuk ishte i zakonshëm për artistët shqiptarë këtë vit por pavarësisht këtij fakti, angazhimet nuk kanë munguar. Një prej emrave të rinj më aktiv ishte këngëtarja e suksesshme Melinda.

Kjo e fundit publikoi disa projekte që u shndërruan në hite, me “X5” si të freskëtin në bashkëpunim me Gjikon E pas një sezoni dinamik, pushimet janë të mirëseardhura.

Duke shfrytëzuar motin e mirë që po merr edhe në këtë mes shtatori, Melinda po i mbushë bateritë në jug të Shqipërisë. Në super-formë, këngëtarja ka marrë vëmendjen e të gjithëve në postimet e bëra në Instagram.