Të hënën u mblodhën por nuk i shuan ethet për rritjen e çmimit të rrymës. Këtë gjë mund ta bëjnë tek të martën, anëtarët e bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, pasi në rend dite e kanë shqyrtimin e propozimeve për tarifat e reja. Kjo nguti vjen për shkak të urgjencës që ka shkaktuar kriza energjetike në vend. Bllok-tarifat e reja pritet të kenë edhe efekt retroaktiv, që i bie se llogaritjet në faturë bëhen nga 1 shkurti. Për të vendosur, ZRRE thotë se është duke i marrë parasysh edhe komentet e institucioneve për këtë çështje. Por edhe llogaritjet e shpenzimeve të janarit, që sipas kryesuesit Ymer Fejzullahu, kanë dalë mw të larta se sa parashikimet. Në takimin e së hënës u përcaktuan vetëm të hyrat e lejueshme maksimale për tre operatorët, KOSTT, KEDS e KESCO. Në vikend, qeveria vendosi që subvencionimin e energjisë ta rrisë në 90 milionë euro, teksa ka premtuar edhe ndihma shtesë për kursimtarët, kur të aplikohen tarifat e reja.

-

Dy vajza të mitura, njëra 14 e tjetra 15 vjeçe janë dhunuar vazhdimisht nga babai i tyre në Gjakovë.

Policia ka njoftuar se i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa dy viktimat janë intervistuar.

“Dy viktimat e mitura janë intervistuar në prezencën e Prokurorit të Shtetit, zyrtarit nga Qendra për Punë Sociale, prindit-nënës si dhe avokateve mbrojtës”, ka njoftuar Policia.

Express ka mësuar nga burime të sigurta se dy vajzat e mitura kanë deklaruar se ishin dhunuar nga babai i tyre që nga mesi i verës së vitit të kaluar.

“Gjatë intervistimit në cilësi të viktimave, dy të miturat kanë deklaruar se që nga mesi i verës së vitit të kaluar, vazhdimisht janë dhunuar seksualisht nga babai i tyre”, ka bërë të ditur i njëjti burim.

Policia ka bërë të ditur se rasti është raportuar nga nëna e vajzave e cila kishte deklaruar në Polici se bashkëshorit i saj kishte dhunuar njërën vajzë dhe kishte sulmuar seksualisht tjetrën në mënyrë të vazhdueshme.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE