Tenton t’i korruptojë policët me 10 euro në kufi, pasi s’kishte dozën e tretë e as testin për COVID

-

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person i cili tentoi t’i korruptojë policët me 10 euro, që ta lejonin të hynte në Kosovë, pa certifikatën për dozën e tretë të vaksinës dhe testin për COVID-19.

I dyshuari është prangosur në pikën kufitare në Vërmicë, raporton Sinjali,

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Kujtojmë se sipas masave në fuqi, çdo person që hyn në Kosovë duhet të prezantojë dokument se ka tri doza të vaksinës, ose testin për COVID. Këto masa janë kritikuar shumë dhe vazhdimisht po bëhet thirrje që të hiqen.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit