Teoria e Tomë Gashi: Naim Murseli e ka pasur një frikë, ka qenë në presion të madh nga dikush tjetër

-

Avokati Tomë Gashi i ftuar në FRONTAL të T7 ka folur për rastin tragjik të vrasjes së Liridona Ademajt, e që dyshohet se është porositur nga Naim Murseli dhe ekzekutuar nga Granit Plava.

Tomë Gashi ka thënë se do të ishte fundi i botës nëse Naim Murseli do të kishte një mendje aq kriminale, dhe shton se do të jetë tepër e vështirë të zbulohet motivi, për të mos thënë kurrë. Megjithatë avokati Gashi aludon se Murseli është frikësuar nga diçka shumë më e madhe.

Avokati kosovar thotë se ajo çka ka ndodhur në periferi të Prishtinës është një rast çmendurie dhe potencon se Naim Murseli s’ka pasur qëllim të mbrojë vetveten, por një dikë tjetër. Gashi thotë se ky është motivi, por që do të jetë tepër e vështirë të nxirret.

“Nëse e ka organizu Naim Murseli një situatë të tillë, është fundi i botës, që një njeri me pasë aq tru kriminal, dhe për të mbrojtë diçka, që ne nuk e dimë çka, dhe motivi në prizmin tim do të jetë tepër vështirë, për të mos thënë se kurrë nuk do të zbulohet. Por ky është frikësuar nga diçka ma shumë se cka është thanë. Mund të ketë jeta e tij personale dhe situata të tjera që mund të jenë në trurin e tij që kërkush nuk i din. Është diçka shokuese me e pa edhe në filma horror. Thuhet që Naimi në gjuhën suedeze iu ka thënë fëmijëve të dalin nga kerri dhe më pas Liridona ka mbetur vetëm në makinë, pastaj vrasësi me gjakftohtësi ka ardhur dhe e ka goditur dhe e ka vra.Unë besoj që ai ka qenë shumë i frikësuar prej vetvetes, prej veprimeve të tij, sa që ka ardhë në atë pikë që me organizu vrasjen e gruas vet, e që paraprakisht me hangër drekë me të. Eshtë situatë e një çmendurie të llojit të veçantë. Unë besoj që Naimi s’e ka pas qëllimin me e mbrojt veteveten, por me e mbrojtë dikë tjetër. Ky është motivi. Motivi i tij është në trurin e tij, nëse ai motiv s’mund të nxirret, në të ardhmen ai ka me dhanë lloj-lloj versionesh”, ka thënë avokati Gashi.

Ai tutje ka thënë se është detyrë e Policisë që ta gjejë se çfarë e ka detyruar Naim Murselin që ta kryej një akt të tillë katastrofal, ku frika e Murselit ka qenë më e madhe se jeta e gruas së tij.

Gashi ka thënë se Murseli e ka pasur një presion të madh nga dikush tjetër dhe s’ka përjashtuar mundësinë që mund të ketë arrestime të reja.

“Me siguri që po. Detyra e policisë është me e gjetë çka e detyroi Naimin me e kry një akt kaq katastrofal. Ky është frikësu nga diçka më shumë sesa që e ka vlerësu jetën e grus vet. Ky një frik e ka pas , një presion e ka pasë. Mënyra qysh është organizu vrasja, ka qenë në presion të madh prej dikujt. Ka mundur të jetë në gjendje shpirtërore aq të rënduar, që me e organizu.”, ka thënë Gashi në FRONTAL./Express

spot_img

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit