Thaçi: Albin Kurti do të ndihet i turpëruar edhe para fëmijëve të tij për rolin kundër UÇK-së, ka kënduar si bilbil te Serbia

“Ka kënduar si bilbil katër ditë në Gjykatën Speciale”, pati deklaruar kryetari i VV-së, Albin Kurti para disa ditësh në një emision. E kështu i është përgjigjur presidenti Thaci:

“Nuk merrem me këto lajthitje të zotit Kurtit, nuk ka as cka me dhënë as cka me marrë, se s’ka qenë kurrë pjesë e ndonjë rezistence as për liri as për pavarësi, në përjashtim që i është dorëzuar autoriteteve të Serbisë dhe pastaj ka bashkëpunuar me drejtorin e burgut që ai e di që unë e di dhe pastaj organizimi i konferencave për zotin Kurti derisa të tjerët i sakatonin në burg, është i njëjti në shërbim të keqes, nuk kam ndonjë opinion që ia vlen për t’u marrë seriozisht, thash ka qenë gjithmonë kundër historisë, njeri që e ka quajtur NATO-n okupatore, ke tuj e djegë Kosovën për me marrë pushtet. Ndërsa sa i përket bashkëpunimit, ai nuk duhet të shqetësohet pse njerëzit e Kosovës bashkëpunojnë me drejtësinë, nuk duhet të shqetësohet për shpifjet që i ka bërë ai edhe në Parlamentin e Kosovës dhe pastaj njerëzit janë ballafaquar me pyetje poshtë e lart, janë lajthitje të kota dhe janë frustruese dhe sa i përket intervistimit tim nëse dikush ka shku hapur me media katër ditë, e di se mund

Do të ndihet botërisht i turpëruar para fëmijët e vet. Do të vie koha që do ta shpalosim rolin e tij destruktiv ndaj UCK-së. Ai e di shumë mirë cka kam folur unë kur kam folur unë jam dënuar e kur ai ka marrë pjesë në koncertet e Bjelo Dugmes në Beograd. Kurti është njeriu më i lumtur për këtë Gjykatë, është i lumtur, sheh mundësinë e arritjes së aspiratës politike për vete. .Unë nuk kam kënduar kurrë te Serbia, si bilbil, këndon edhe sot”, ka thënë ai./PERISKOPI/