Tomë Gashi jep lajmin e madh: Me dy Albina Kosova do të jetë më e zhvilluar

Avokati i njohur Tomë Gashi, nëpërmjet një postimi është shprehur i lumtur që djali tij, Albin Gashi, do të jetë në listën e kandidatëve për deputet, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan “Bota sot”.

Ai, ka thënë se me dy Albina, Kosova do të behet shtet me i jetueshëm, më i zhvilluar dhe do të ketë më shumë drejtësi e siguri për gjithë.

Postimi plotë: Nga sot, me shumë do të më njohin si babai i ALBIN GASHI , i Deputetit të Lëvizjës VETËVENDOSJE .! Në krye me Kryeministrin e Kosovës z. ALBIN KURTI, me dy AlBINA Kosova është më e sigurt në fitore dhe do të behet shtet me i jetueshëm, më i zhvilluar dhe do të ketë më shumë drejtësi e siguri për gjithë. Fitorja e VETËVENDOSJËS do ta ndaj të kaluaren me të ardhmen.