Tre ish-banorët e “Big Brother VIP” do të publikojnë këngë në natën finale

-

Ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri – “Big Brother VIP”, pas eliminimit kanë filluar të publikojnë këngë të reja.

Së fundmi, këngëtarja kosovare Filloreta Raçi e cila njihet me emrin artistik Fifi ka paralajmëruar në profilin e saj në rrjetin social “Instagram” se do të publikoj një këngë të re me datën 18, në bashkëpunim me DJ PM dhe DJ Dazg-in.

E që po të njëjtën ditë, do të mbahet edhe finalja e reality-shoë “Big Brother VIP Albania”.

A është kjo një koincidencë që këngëtarja ka vendosur ta publikojë këngën në të njëjtën ditë? Apo ndoshta është një dedikim për Adisin?

Këtë gjë kemi për ta kuptuar më mirë ditën kur Fifi të nxjerrë këngën e saj.

Ajo gjithashtu është shprehur në postin e saj të Instagram-it se mezi po e pret të ndajë këtë këngë me të gjithë.

“Big Brother VIP” po i vjen fundi. Tashmë zyrtarisht finalistë janë aktori Donald Veshaj, balerini Ilir Shaqiri, modelja Beniada Nishani dhe moderatorja Einxhel Shkira.

Katër banorët e mbetur janë në garë për çmimin kryesor prej 115 mijë eurosh, fitues do të shpallet në finalen e madhe që mbahet më 18 shkurt.

Kujtojmë që formati i “Big Brother VIP” u rikthye pas katër vitesh dhe për herë të parë pjesë e tij u bën personazhe të njohura.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit