Tri vjet në Qeveri – Sa janë të kënaqur qytetarët me punën e Albin Kurtit?

-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, para pak ditësh tha se për tri vjet në qeverisje kanë arritur që ta rrisin ekonominë.

Ai tha se paratë i kanë shpërndarë përmes paketave të ndryshme, duke përfshirë sfidat me pandeminë, inflacionin, energjinë etj.

Kurti tha se gjithashtu janë përballur me shumë sfida gjatë kësaj kohe.

“Këto tri vite ishin për plotë sfida, por edhe të arritura. Ku besoj që një nga të arriturat kryesore është fakti që kemi ngritur Kosovën sa i përket ekonomisë, prej 6.2% të GDP-së, këtë e kemi shpërndarë përmes pakove prej ballafaqimit me pandeminë, inflacion, krizë energjetike deri tek subvencionime të ndryshme që i kemi bërë gjithë andej” ka thënë Kurti.

Por, sa janë të kënaqur qytetarët me qeverinë e Albin Kurtit?

Në një sondazh të realizuar nga Gazeta Sinjali, 52% kanë thë se janë të kënaqur me punën e Albin Kurtit gjatë tri viteve të kaluara, ndërsa 48% kanë thënë se nuk janë të kënaqur. GazetaSinjali

spot_img

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit