U lajmërua si e vjedhur në një shtet në Europë, vetura gjendet në Prishtinë

-

Njësitet e Doganës së Kosovës, me qëllim të luftimit të kontrabandës dhe parandalimin e veprimtarive ilegale kanë organizuar ndalesa rrugore në Prishtinë.

Gjatë kontrolleve është ndaluar një veturë e dyshimtë me targa te huaja dhe pas verifikimit fillestar ka rezultuar se kjo veture është lajmëruar si e vjedhur në një shtet Evropian.

“Më pastaj ne bashkëpunim në Policinë e Kosovës është vërtetuar se kjo veturë është e lajmëruar si e vjedhur dhe kërkohet nga organet e drejtësisë. Rasti i është dorëzuar Policisë se Kosovës për trajtim të mëtejshëm.

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.

Dogana e Kosovës ka ftuar qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE