Uebfaqja e “Tiks.app” ishte jashtë sistemit por ja sa bileta janë shitur për ndeshjen Kosovë – Angli

Sot në orën 16:00 ka filluar shitja e biletave për ndeshjen e shumëpritur, Kosova – Anglia.Kosova – Anglia është takimi i fundit që kombëtarja e Kosovës e zhvillon në kuadër të ciklit kualifikues për ‘Euro 2020’.Pak çaste më parë, ueb-sajti në fjalë u kthye në sistem, derisa është parë se biletat në tribunat P2, P3 dhe P4 janë shitur.

Shitja e biletave në këto tribuna ka ndodhur edhe pse uebfaqja ishte jashtë sistemit.Uebfajqa funksionoi vetëm për pak minuta dhe tashmë përsëri është jashtë funksionit.Kjo ka ndodhur ani pse ueb-sajti ku blihen biletat e ndeshjeve të Kosovës ka qenë jashtë funksionit.

Megjithatë, pasi ueb-sajti i ‘tiks.app’ funksioni vetëm pak çasti, i njejti tashmë ka dalur sërish jashtë funksionit.Kjo ndeshje do të zhvillohet të dielën, më 17 nëntor me fillim nga ora 18:00, në ‘Fadil Vokrri’.Ndryshe, ndeshjen e parë Kosova do ta zhvillojë kundër Çekisë në Plzen më 14 nëntor.