UEFA hakmerret ndaj klubeve rebele, Ceferin paralajmëron sanksione për Realin dhe Juventusin

Qeveria europiane e futbollit po harton planin ligjor për ndëshkimin e klubeve që nxitën Superligën e Europës, Ceferin ironizon “Zonjën e Vjetër”italianePresidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, tha se UEFA po flet me ekipin ligjor dhe pret që ekipet e shkëputura “do të kuptojnë gabimin e tyre dhe do të vuajnë pasojat”. Ai mbrojti pronarët amerikanë që nuk morën pjesë në projektin e Superligës.

“Unë fola me pronarët e Romës dhe Marsejës, të cilët janë miliarderë amerikanë dhe kanë deklaruar publikisht se ata kurrë nuk do të hynin në një ligë të tillë, sepse ata respektojnë tifozët dhe traditën e klubeve të tyre”, tha Çeferin.

“Është e padrejtë të thuash që pronarët amerikanë janë të ndryshëm, edhe nëse është e vërtetë që sistemi i tyre sportiv është i ndryshëm”, theksoi ai. Ceferin u pyet se çfarë do të ndodhë pas gjithë kësaj situate të krijuar dhe tërheqjes së shumicës së klubeve nga projekti i Superligës. Ai tha se ka mbetur i zhgënjyer nga skuadra e Barcelonës.

“Ne do të flasim për futbollin, por në takime, unë do të vendos se kush ulet pranë meje. Kështu që, mund ta vendos dikë pak më larg. Nëse këto klube dëshirojnë të luajnë përsëri në konkurrencën tonë, ata do të duhet të na afrohen dhe ne do të duhet të vlerësojmë se çfarë ka ndodhur, por unë nuk dua të hyj në detaje, pasi ne jemi ende duke biseduar me ekipin tonë ligjor. Unë do të thosha që klubet angleze kanë marrë një vendim shumë të mirë dhe ne do ta marrim parasysh atë. Ata e pranuan gabimin e tyre dhe e kuptuan se ishin gabim. Të gjithë bëjmë gabime. Në një farë mënyre, unë isha i zhgënjyer nga të gjithë, por duhet të them se ndoshta Barcelona është ajo që më zhgënjeu më pak. Presidenti Joan Laporta u zgjodh së fundi dhe unë fola me të dy ose tre herë. Ai ishte nën një presion të madh për shkak të situatës financiare që trashëgoi. Kjo ndodh kur ju paguani shumë lojtarë dhe nuk merrni rezultat”, nënvizoi më tej Ceferin.

Për dallim prej Barcelonës, Ceferin pati fjalë të mira edhe për skuadrat nga Bundesliga, Bajernin e Dortmundin.

“Shikoni Bajernin: ata nuk kanë borxhe dhe kanë fituar Champions. Unë isha në kontakt të vazhdueshëm me kreun e Bajernit, Karl-Heinz Rumenigen dhe Joakim Vatzken të Borusia Dortmundit. Ata më ndihmuan shumë, si dhe presidentin e PSG-s, Naser Al-Khelaifi, i cili logjikisht duhet të kishte qenë një nga të parët që mori pjesë në Superligë”, shtoi më tej ai.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez këmbënguli se ekipi i tij, Barcelona, Juventusi dhe Milani nuk kanë hequr dorë nga ideja e Superligës dhe se paralajmëroi se dëshiron ta ndryshojë paksa projektin. “

Sot, një klub më dërgoi orarin e ndeshjeve të Superligës. Ishte qesharake, sepse vetëm Reali dhe Juventusi luajnë çdo ditë. Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë javën tjetër. Shumë gjëra kanë ndodhur 24 orë pas kongresit, por unë pres më shumë lajme deri të premten. Situata është shumë e komplikuar për ta dhe jo për UEFA, e cila ka 235 nga 247 klube në krah. Në të vërtetë, 244. Ata janë të gjithë me ne. Dje kam marrë mesazhe me tekst mbështetjeje nga pothuajse çdo klub në Evropë. Pra, tani presim që të gjithë ta kuptojnë gabimin e tyre dhe të vuajnë pasojat. Ne do të flasim për të javën tjetër”, përfundoi Ceferin.