Vazhdojnë luftimet në Ukrainën Lindore, plagosen dy ushtarë

-

Ushtria ukrainase ka thënë se dy ushtarë ukrainas janë plagosur si rezultat “i zjarrit të armikut” përgjatë vijës së frontit në Ukrainën lindore.

Nga Operacioni i Forcave të Bashkuara thanë se dy efektivët mbetën të plagosur në aksion.

Të dy këta ushtarë janë në spital, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Thuhet se që nga ora 11:00, sipas kohës lokale, separatistët e mbështetur nga Rusia kishin kryer 33 shkelje të armëpushimit, duke përfshirë 22 incidente në të cilat ata qëlluan me armë të ndaluara nga Marrëveshjet e Minskut.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit