Vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë dy të plagosurit

Dy të plagosurit vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë. Shefi i Klinikës Intenzive, Shaqir Uka, ka thënë se dy nga të përfshirët në plagosjen me armë ditën e djeshme në “Mati 1”, janë shtrirë në QKUK.

Sipas Ukës gjendja e tyre është e rëndë, njëri nga plagosurit ka plagë në kokë e tjetri në gjoks.

Priten edhe rezultatet tjera nga analizat dhe tretmani i tyre do të vazhdojë, gjendja e tyre do të përcillet vazhdimisht. /kk