Vdes babai i katër dëshmorëve, në luftë ia vranë katër djem dhe dy nipa

-

Ka ndërruar jetë, Hajrullah Hyseni, prindit që iu vranë katër djem në luftë dhe dy nipa. Ngjarja e kobshme për të kishte ndodhur me 15 maj të vitit 1999.

“Na kanë ndalur të fundit ndërsa po shkonim në Drenicë. Na zbritën djemtë nga kamioni dhe i mbështetën për muri. Erdhi dikush me maska dhe i mori djemtë”.

Hajrullahun nuk e lejuan të shkojë në Shqipëri dhe bashkë me gruan për shtatë javë ishte fshehur nga ushtria serbe maleve e fushave.

Ai nuk gjente qetësi derisa të mësonte për fatin e djemve të tij. Por në fund e kuptoi se ata kishin përfunduar në një kanal.

Prej gjashtëmbëdhjetë meshkujve që i kishin marrë serbët vetëm njëri kishte arritur të mbijetojë.
Por i moshuari thoshte se as nga ai nuk e kuptoi kurrë të vërtetën e asaj ngjarje makabre.

“Djemtë i kishin futur në kanal të servisit të autobusëve. Kur ne jemi futur në atë servis, kemi dëgjuar të shtënat dhe jemi larguar fushave. Më pas atij servisi i është vënë zjarri dhe nuk dimë asgjë për djemtë se ku i kanë dërguar”.

“Nga 16 sa i kanë marrë serbët, njëri kishte shpëtuar pasi kishte ikur nga dritarja e banjës, por kurrë nuk ka treguar ku i kanë dërguar të tjerët. Sot ai më duket jeton në Suedi. Disa thonë që atij i ka rënë të fikët kur kanë filluar të shtënat dhe më pas të vdekurit e kanë zënë poshtë dhe ka shpëtuar”.

Përjetimet pas luftës ishin mjaft të mëdha, por ai si kryefamiljar kishte përballuar jetën.

“Kam qenë i fortë si guri. Lot askush nuk më ka parë, por zemra ime e di sa kam vuajtur. Vetëm ai moment kur i kam parë të vrarë në kanal, vetëm shpirti im ma di. Çfarë djem i kam pasur. Të gjithë të punësuar”, tregonte më tej historinë trishtuese të familjes Hajrullahu nga Peja.

Pas shumë vuajtjeve e dhimbjeve shpirtërore, Hajrullah Hyseni sot ndërroi jetë në moshën 88 vjeçare.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE