Vdes gjyshi i Ledri Vulës, babai i Xherit

Rep-artisti i njohur, Ledri Vula, sot ka humbur një nga personat e dashur në jetën e tij.

Gjyshi i Ledri Vulës, Fahri Buçinca ka ndërruar jetë.

Nëna e reperit e ka shoqëruar postimin me disa fjalë prekëse.

“Baba jem i miri, sot ti mbylla syte dhe te ledhatova per here te fundit. Te dua, stambollesha jote perjete, Xherushi♥️ Per miqte dhe ata qe e kane njoft dhe dasht: Vorrimi do te behet neser ne rrethin e familjes se ngushte. Te pame nuk ka. Ngushellimet i pranojme me sms dhe telefonata”, kanë qenë fjalët e Xherit.