Vdes një i burgosur 47-vjeçar në Klinikën Infektive

-

Një i burgosur 47 vjeç ka ndërruar jetë në mëngjesin e sotëm në Klinikë Infektive të ShSKUK-së, raporton Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës, duke njoftuar se i ndjeri vuante nga një sëmundje e rëndë e mëlqisë, me çrregullime të mëdha të organeve tjera dhe me amputim të këmbës së majtë.

Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ishte bërë edhe kërkesë për pezullim të dënimit dhe ka qenë në procedurë.

A.S po mbante dënimin në Qendrën Korrektuese të Dubravës dhe ishte i dënuar për veprën penale, vjedhje e rëndë.

Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit