Vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të qeverisë

-

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar për dy vendimet që mori në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Bëhet fjalë për emërimin e bordit të ndërmarrjes publike “Trepça” dhe bordin e drejtorëve në ndërmarrjen publike KEK.

Qeveria ka emëruar drejtorë në Bordin Mbikëqyrës në Trepça Sh.A.: Bahri Hyseni, kryesues, Ibrahim Krasniqi, anëtar, Muharrem Peci, anëtar, Bujar Bilalli, anëtar dhe Xhevdet Tahiri, anëtar me mandat katërvjeçar.

Ndërkaq, në KEK Skender Haziri u zgjodh kryesues, Merita Kasapolli, anëtar, Begzad Halilaj, anëtar, Valbona Raifi – Deshishku, anëtar, Mustafa Pllana, anëtar dhe Valdrin Krasniqi, anëtar me mandat tre vjeçar.

Njoftimi i plotë:

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje të rregullt, të 58-tën, në të cilën ka emëruar Bordin Mbikëqyrës të Drejtorëve në Ndërmarrjen Publike “Trepça” dhe Bordin e Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Korporata Energjetike e Kosovës/KEK” Sh.A.

Vendimi për emërimin e Bordit në Ndërmarrjen Publike “Trepça” është miratuar nga Qeveria në pajtim të Ligjit për Trepçën dhe të Ligjit për Ndërmarrje Publike. Pas zbatimit të të gjitha procedurave të nevojshme të përzgjedhjes së kandidatëve, Qeveria ka emëruar drejtorë në Bordin Mbikëqyrës në Trepça Sh.A.:

1. Bahri Hyseni, kryesues

2. Ibrahim Krasniqi, anëtar

3. Muharrem Peci, anëtar

4. Bujar Bilalli, anëtar

5. Xhevdet Tahiri, anëtar

Mandati i anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës të Trepça Sh.A. zgjat katër (4) vite dhe pjesë e Bordit do të jenë edhe dy përfaqësues të zgjedhur nga punëtorët e Ndërmarrjes.

Edhe vendimi për emërimin e Bordit të Ndërmarrjes Publike Korporata Energjetike e Kosovës Sh.A. ka marrë miratimin pas përfundimit dhe plotësimit të të gjitha kushteve në pajtim me Ligjin për Ndërmarrjet Publike dhe sipas rekomandimit të Komisionit Rekomandues për përzgjedhjen e kandidatëve për drejtorë të bordit, në këtë përbërje:

1. Skender Haziri, kryesues

2. Merita Kasapolli, anëtar

3. Begzad Halilaj, anëtar

4. Valbona Raifi – Deshishku, anëtar

5. Mustafa Pllana, anëtar

6. Valdrin Krasniqi, anëtar

Mandati i anëtarëve të Bordit të emëruar zgjatë tri (3) vite.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE