Vendimi i prerë i Vetëvendosjes për koalicionin me LDK-në

0
296

Derisa vazhdimisht janë duke u publikuar lajme rreth koalicionit qeverisës VV-LDK dhe takimeve të këtyre dy partive, qëndrimet aktuale të tyre nuk japin shpresë për arritjen e marrëveshjes përfundimtare.

Agim Bahtiri nga Vetëvendosje ka thënë për “Bota Sot” se Vetëvendosje në asnjë mënyrë nuk tërhiqet nga Glauk Konjufca si kryetar i Kuvendit të Kosovës.

“Mendimi edhe vendimi im është i prerë se do të kemi marrëveshje, por pa Glaukun sepse ai nuk do të shkarkohet në asnjë mënyrë. Ketë nuk do ta lejojmë. Presim marrëveshje” ka thënë Bahtiri pa dashur të flas më shumë në lidhje më takimin e sotëm që është paraparë të mbahet në mes Albin Kurtit e Isa Mustafes.