Vetëm 6 orë gjumë në dy ditë, kështu duket Rita Ora

Rita Ora ka qenë shumë e angazhuar këtë javë me koncerte. Rita Ora po vazhdon me ritmin e njëjte si në fillim të vitit, ajo çdo javë është duke koncertuar në vende të ndryshme të Evropës.

E ky angazhim po ja mohon këngëtares gjumin, artistja nga Prishtina ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram ku shihej tejet e lumtur dhe me disponim edhe nuk kishte vetëm gjashtë orë gjumë në dy ditët e fundit.

“Kështu dukesha sot kur u ktheva në shtëpi nga Rumania në orën 6, 2 koncerte në 2 ditë në 2 shtete të ndryshme, ky vikend ishte i lodhshëm por i mirë. Dua t’i falënderoj ekipin time që gjithnjë më bëjnë të qeshë edhe kur kam vetëm 6 orëgjum në 2 ditë! Nuk mund ta bëja këtë pa ju” ishte shkrimi i këngëtares në postimin e bërë.