“Viva Fresh” përfshihet nga zjarri, Policia jep detaje

-

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një zjarr në marketin “Viva Fresh Store”, në Ferizaj. Në pamjet e publikuara, shihet se i tërë objekti është përfshirë nga flakët, por ende nuk dihet shkaku.

Në lidhje me këtë rast, Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Policinë e rajonit të Ferizajt, të cilët thanë se nga ky zjarr nuk ka pasur të lënduar.

Zëdhënësi i Policisë, Kanun Veseli tha se zjarri ka shpërthyer rreth orës 00:11 dhe menjëherë ekipet e Policisë dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje.

“Rreth orës 00:11 policia ka pranuar një informacion se qendra tregtare “Viva Fresh Store” afër policise është kapluar nga një zjarr. Ekipet e policisë dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar“, ka thënë Veseli për Sinjalin.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE