Vjen thirrja publike për Albin Kurtin dhe Isa Mustafën, Zogaj kërkon këtë gjë ta bëjnë publike sa më parë

Analisti politik, Petrit Zogaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë një kërkese publikë për Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Zogaj thotë se dëshiron ta shohë prograhim qeverisë për të cilat dy subjektet politike ishin dakorduar kohë më parë së e kanë përpiluar.Mes të tjerave, ai ka bërë thirrje që të bëhët publike program, pasi sipas tij, nuk ka asgjë për të fshehur aty.

“Në gjithë ketë lëmshin LV-LDK, çka kisha dashtë është që dikush brenda këtyre subjekteve më e leak/rrjedh ‘Programin Qeverises,’ që këto subjekte e patën përpilu. Kështu do ta kuptonim në advance se çka na kishte pritë nga një koalicion i mundshëm LV-LDK. Pra, patriota të LV e LDK, bëjeni publike programin, s’besoj që ka të fshehta kurgjo aty”, shkruan Zogaj në llogarinë e tij në Facebook.