Një i dyshuar mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshje verbale që kishte pasur me një person tjetë, kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.
Si pasojë e gjuajtjes me armë, viktima është plagosur në këmbë.
Viktima pas pranimit të tretmanit mjekësor në QKUK është liruar.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur te Parku i Qytetit në Podujevë, mbrëmë rreth orës 02:25.
“I dyshuari gjendet në arrati, rasti në hetime”, njofton Policia.