Xhelozia për Borën, udhëtimi në Dubai? Zbulohet pse u ndanë Beatrixa dhe Donaldi

-

Donaldi ka qenë kryefjala e mediave sociale, e jo vetëm këto muaj. E duket se pas një “lufte të gjatë”, pas “gjyqit të famshëm” që iu bë gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP” dhe mllefit të rrjetit, ai dhe Beatrix i kanë dhënë fund lidhjes.

Mbrëmjen e djeshme gjatë festës së organizuar me ish-banorët, bashkëpunëtorët dhe stafin e “Big Brother VIP” Beatrix dhe Donaldi jo vetëm që nuk shkuan bashkë por as nuk qëndruan me njëri-tjetrin. Kjo ngriti dyshimet se ata janë ndarë. Mëngjesin e sotëm vëllai dhe nëna e Beatrix, Alban dhe Antigona Ramosaj, postuan foto në Instastory duke shkruar “Mirëmëngjes vetëm Beatrix”, duke treguar mbështetje për të por pa zbuluar arsyen. Kjo frazë u bë virale nga Lori Hoxha pasi Bora Zemani hyri në “Big Brother VIP” dhe gjithë Shqipëria foli për të dhe Donaldin.

E pak orë pas këtyre postimeve përmes një statusi në Instagram, Beatrix i ka vendosur një kryq në fjalinë “No fake stories” (Jo histori të rreme”), fjali që ishte si “moto” e lidhjes së tyre. Madje, Donaldi stampoi një bluzë me foton e tyre dhe këtë fjali krah saj kur ishte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. “Ja tek e keni, e rregullova,” shkruan ajo – pra “histori false” – shoqëruar me një emoji duke qeshur dhe një tjetër që nënkupton të qenit aktor, pra jo i vërtetë. Postimi është lehtësisht i kuptueshëm që i referohet raportit me Donaldin.

Pas një ‘lufte të gjatë’ merr fund gjithçka
Përpos kësaj, ajo ka hequr nga Instagrami të dy vëllezërit Veshaj teksa nuk ka ende një reagim nga Donaldi.

Batuta e Ermal Mmaqit dhe Salsano Rrapit

Në fakt duket se problemet mes tyre e kanë zanafillën vetëm disa javë më parë. Pak ditë para finales, banorët patën mundësi të darkonin me miqtë e tyre që ishin personazhe publike. E mes të ftuarve ishin edhe Ermal Mamaqi dhe Salsano Rrapi. Këta të fundit duket se padashje u bënë shkak i problemeve mes Donaldit dhe Beatrixës.

Gjatë një bisede, Ermali u shpreh në prani të Donaldit se në sezonin e dytë të serailit të tij H.O.T do marrë si aktore kryesore Bora Zemanin dhe ftoi Ilirin që të luajë rolin e bashkëshortit të saj. “Vetëm paguaje mirë”- iu drejtua Donaldi atij për Borën teksa pjesë e batutave u bë edhe Salsano i cili tha: “Kurse Donaldi do jetë vrasësi dhe padashje ka vrarë edhe Beatrix.” Kjo batutë u prit me shumë të qeshura.

Megjithatë, “Vëllai i Madh” mori masa dhe iu kërkoi të linin shtëpinë, fillimisht Ermalit e më pas Salsanos. Ditën tjetër batutat e tyre kishin pushtuar rrjetin dhe pas mllefit e komenteve negative të fansave Ermali reagoi përmes një videoje ku shprehej se ishte e gjitha shaka dhe se Donaldi qeshi me të.

Mirëpo, në spektakël Arbana njoftoi se Beatrix ishte prekur nga këto batuta duke refuzuar jo vetëm të shkonte në studio atë natë por dhe të darkonte me Donaldin dhe 3 finalistët e tjerë. Ky veprim nuk u prit aspak mirë nga aktori. Fillimisht, ai nuk e besoi e më pas u shpreh se kjo gjë nuk është normale.

Largimi i Beatrix nga Shqipëria drejt Dubait dhe deklarata e Donaldit

E teksa Donaldi u mërzit shumë që ajo nuk shkoi në darkë, Beatrix ishte larguar nga Shqipëria duke shkruar në Dubai me kushërirën e saj, Anxhelinën. Ishte Dagz ai që ia tha këtë gjë Einxhel gjatë darkës dhe kjo e fundit ia tha Donaldit më pas. “Jo, nuk e besoj. Unë nuk i flas më asaj nëse e ka bërë këtë gjë.”-i tha ai moderatores, ndoshta pasi i është dukur i pakuptimtë udhëtimi i saj në një kohë kur mospjesëmarrja në spektakël mund ta penalizonte në sytë e publikut. Ai la të nënkuptuar se mungesa e saj mund të ndikonte negativisht.

Në natën finale, Beatrix e surprizoi aktorin duke i kënduar “Wicked Game”. Mirëpo, Donaldi nuk ia fshehu faktin që nuk e kishte pritur mirë mungesën në darkën e organizuar nga produksioni dhe madje tha me shaka “Po sikur të mos dal Arbana? Të bëj atë që bëri ajo ditën e premte?”. Kur e takoi i tha “çne që erdhe?”.

Pas finales, ata nuk janë parë më bashkë. Ndryshe nga dy çiftet Einxhel-Dagz dhe Sarah-PM, Donaldi dhe Beatrix nuk kanë postuar asnjë foto në rrjetet sociale, qoftë edhe për të përshëndetur fansat e tyre. Madje, Beatrix postoi në Instagram videon e surprizës që i bëri Donaldit dhe ky i fundit nuk i bëri as like.

Në këtë kushte nuk dimë të themi se cili është shkaku i ndarjes së tyre kaq të shpejtë, por dyshimet kryesore lidhen me udhëtimin e Beatrix drejt Dubait në një pikë kritike të lojës. Donaldi tha se nuk do i fliste nëse kishte iku dhe ka mundësi që pasi ta ketë marrë vesh, ka vendosur t’i japë fund lidhjes.

Lidhja e tyre nisi krejt papritur dhe kur askush nuk e mendonte. Pak javë pasi u fut në “Big Brother VIP”, Donaldi realizoi një nga takimet më romantike në ekranet shqiptare me Bora Zemanin, ish-të dashurën me të cilën i kishte dhënë fund gjashtë muaj para takimit. Më pas më 5 nëntor, ai i hodhi përtej murit të shtëpisë një varse me rastin e përvjetorit të lidhjes. Moderatorja e mori varsen dhe deklaroi disa herë se po priste që Donaldi të dilte për të vendosur si do vijonin. Mirëpo, krejt papritur Donaldi filloi të kërkonte shenja nga Bora por nuk mori asnjë të tillë sepse ishte në izolim. Pas daljes së Semit ai u lidh me Beatrix dhe lidhja e tyre nuk u prit aspak mirë, duke marrë pafund komente negative. E pak javë pas nisjes së romancës nisën dhe zënkat mes çiftit. Madje, në një debat ai i kërkoi të ndaheshin. Dhe ja ku janë sot…të ndarë.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit