Zbulohet arsyeja se pse Albin Kurti dhe Isa Mustafa nuk po arrijnë marrëveshje, Haziri jep detaje të reja

0
198

Takimet e shumëta ndërmjet zyrtarëve të LDK-së dhe VV-së, nuk sollën ndonjë rezultat konkret edhe dy javë mbas vitit të ri 2020. Kjo ka ngre shumë dilema rreth pamundshmërisë së këtyre dy partive për ta patur një bashkëpunim.

Sidoqoftë, publicisti dhe njohësi i çështjeve politike, Nexhat Haziri, konsideron se arsyeja pse nuk po arrijnë të mirren vesh LVV dhe LDK-ja, për krijimin e qeverisë së re, ka të bëjë me luftën ndermjet tyre për ta dominuar njera-tjetrën.

“Deri sa LVV-ja, po tenton që ta përdorë LDK-në si një instrument numrash për t’i garantuar vetes përgjegjësinë kryesore dhe pozitat kryesore në qeverisjen e ardhshme katërvjecare dhe për ta relativizuar rolin e LDK-së në qeverinë e ardhshme dhe , në anën tjetër shohim një rezistencë të LDK-së, ndaj kësaj tendence të LVV-së, dhe në të njejtën kohë për të marrë rol sa më të madhe në bashqeverisjen eventuale në koalicion me LVV-në”, tha ai.

Sipas tij, këto janë kalkulime që LVV dhe LDK, tashmë po i bëjnë edhe për zgjedhjet e ardhshme, kur do që të mbahen, me rrolin e tyre që do ta kenë në qeverinë që pritet të formohet nga këto dy parti.

“Edhe pse e kanë shtyer deri në padurimshmëri zhgënjimin e qytetarëve të vendit sa i përket arritjes së marrëveshjes ndërmjet tyre për bashkëqeverisje, unë mendoj se kjo javë do të jetë java kur më në fund këto dy parti politike do të arrijnë marrëveshjen për formimin e qeverisë. Se sa do të jetë jetë gjatë më pas, kjo do të jetë një nga dilemat që do ta shoqëroj për gjithë kohën koalicionin LVV-LDK”, përfundoi ai.