Zbulohet emri i fëmijës së parë të aktorëve turk Kenan Imirzalioglu dhe Sinem Kobal

Kenan dhe Sinem së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë. Aktori turk Kenan Imirzalioglu i cili fitoi famën me rolin e ‘Ezelit’, do të bëhet së shpejti baba për herë të parë, shkruan Sabah.

Aktorja e njohur Sinem Kobal është në fazën e fundit të shtatzënisë dhe çifti po presin të bëhen të një vajze, transmeton lajmi.net. Siç duket ata tashmë kanë zgjedhur edhe emrin për të vajzën ‘Lalin’, të cilin e kanë zbuluar mediat turke.

Ndërsa Kenan është shprehur i tejet i lumtur duke falënderuar Zotin për gjithçka. “Jam shumë i lumtur. Faleminderit Zotit gjithçka ka shkuar mirë, pa probleme. Zoti na ruajt nga syri i keq”, është shprehur ai./Lajmi.net/

View this post on Instagram

İyiki doğdun Sevgilim😍

A post shared by Sinem Kobal (@sinemkobal) on