Zëdhënësi i Prokurorit të Shtetit për biletat: Tmerr bre kjo është, të dështuar me qëllim, dallavere fund e krye!

Rënia nga sistemi e sajtit “tiks.app”, i cili merret me shitjen e biletave të Përfaqësueses së Kosovës, i ka revoltuar tej mase qytetarët, shkruan Gazeta Express.Ata hasën në probleme edhe sot për t’u pajisur me bileta pasi sistemi online edhe sot ishte jashtë funksionit për një kohë të gjatë.Dhe, njëri prej atyre që kanë reaguar përmes rrjeteve sociale ishte edhe zëdhënësi i Prokurorit të Shtetit, Ekrem Lutfiu.

“E qysh me marr bileta online kur bie prej sistemi sajti i shitjes së biletave për ndeshjen Kosovë – Angli??? Tmerr bre kjo është, të dështuar me qëllim, dallavere fund e krye!”, ka shkruar Lutfiu në rrjetet sociale.Ky i fundit, kohë më parë kishte njoftuar se Prokuroria i ka nisur hetimet për këtë skandal, i cili po e përshkon Kosovën që prej daljes online të biletave.

“Ju njoftojmë se Prokuroria e Shtetit, bazuar në lajmet e publikuara në media ka filluar grumbullimin e informatave, në mënyrë që të verifikohen dyshimet e ngritura për shitjen e biletave për ndeshjet e zhvilluara nga kombëtarja e Kosovës”, kishte thënë Lutfiu. /Gazeta Express/