Zhduket një vajzë në Gjakovë, babai raporton se e mori dikush me veturë dhe s’dihet asgjë për fatin e saj

-

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

Gjatë ditës së djeshme, një burrë nga Gjakova ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi ka bërë me dije se ka humbur kontaktet me vajzën e saj.

Sinjali mëson se babai ka deklaruar se 16-vjeçarja ka dalë nga shtëpia të martën pasdite dhe dyshohet se e kanë marrë disa persona me një veturë.

Përballë kësaj situate, ai vendosi që ta njoftojë Policinë, me ç’rast i ka ngritur dyshimet për fatin e të bijës.

Denoncimi i tij ka aktivizuar njësitet policore, me ç’rast është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të nisin hetimet për gjetjen e vajzës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

spot_img

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit