Zhvillime dramatike, Barcelona merr vendimin për Valverden

Barcelona si duket ka marrë vendimin për shkarkimin e Valverdes.Ernesto Valverde është tema kryesore në mediet spanjolle, pas humbjes së Barcelonës në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës.

Sot, bordi drejtues i Barcelonës dhe përfaqësuesit e trajnerit janë ulur për të diskutuar rreth fatit të Valverde.Sipas gazetarit të ‘ESPN’, Valverde do të përshëndetet nesër me lojtarët dhe stafin, transmeton lajmi.

Trajneri nuk do të vazhdojë rrugëtimin e tij, dhe skuadrën do ta udhëheq dikush tjetër në pjesën e mbetur të sezonit.Faqja zyrtare e Barcelonës nuk ka konfirmuar akoma asgjë mbi këtë çështje.